rsz_qenanShkruan: Qenan Aliu

KJO DO TË JETË JAVA E RETERIMIT POLITIK !

 Kjo do të jetë java e reterimit politik lidhur me datën e përcaktuar për zgjedhjet e parakohëshme të 5 qershorit. Ndiqni  me vëmendje salto-mortalet e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit dhe Nikolla Gruevskit.

Ndërkaq sa i përket protestës së ditës  ”D” të  9 Majit, ditë e paraparë për PROTESTËN – ”EJA” që njëherit  asocon edhe shumëçka tjetër, ia vlenë edhe të Protestohet. Personalisht do të mar pjesë në protestë dhe do ta mbështes me opinionet e mia, por dua ta them edhe këtë: ”Regjimi  dhe BANDA POLITIKE multietnike , nuk do të mundë të shkundet me protesta të qeta ETNIKE, përkundrazi BANDËN POLITIKE multietnike do të mundë ti homogjenizojë edhe për pak kohë për mbijetesë, por gjithsesi së shpejti do të mposhten”  Praktikat historike dhe teoritë politike shkencërishtë kanë dëshmuar, se grupet e krimit dhe grupet politike shumëtnike në qeverisjet politike kriminale për mbijetesën e tyre kanë funksionuar, janë respektuar dhe ndihmuar me njëri tjetrin në mënyrë perfekte pavarësishtë përkatësisë së tyre.Për ta interesi, paraja, pasurimi janë mbi të gjitha

©fol.mk