Miq të dashur,

Nuk ka ofendim më të madh për anëtarësin dhe simpatizuesit e brendit politik të RDK-së sesa një fjalorë i tillë rrugaçërie edhe ate nga i pari i partisë.

Në vend që nga i pari të dëgjohen dhe lexohen mendime frymëzuese, tolerante të shpërfaqura me kulturë e qytetërim për çfardo teme e debati, fatkeqësisht ky i pari i RDK-së po e detronizon shpirtërisht opinoin më të gjërë.

Jo shum më parë ishte kundër atyre që sipas tij e kanë humbur çelësin, me keqardhje më duhet të konstatoj se z. Memeti jo vetëm se e ka humbur çelësin por edhe ate me gjithë drynin.

Akomodimi i tij në qeverinë e re do të duket si një kockë akulli katërkëndëshi që do të shkrihet dalngadalë por pa u deformuar forma e kockës , kuptohet për të mos u hetuar shkrirja !

Qenan Aliu