I arratisuri Nikola Gruevski do të shfaqet në mediat maqedonase për herë të parë pas arratisjes së tij në Budapest, Hungari.

Në TV “Sitel” njoftohet se në lajmet në orën 16 do të kenë një intervistë me ish kryeministrin dhe azilkërkuesin Gruevski.

Mbetet për t’u parë nëse Gruevski do të zbulojë se si ai u arratis nga shteti dhe kush e ndihmoi atë.

Gruevski është në Hungari për disa muaj ku ka marrë azil pasi u dënua me 2 vjet në Maqedoni për rastin “Tank” në Maqedoni.