Amar Ismani, 23 vjeçar nga Shkupi rep këngëtar dhe model mahnit me stilin e tij kompaninë prestigjioze botërore të veshjes Calvin Klein, njofton Infomagazin.

Calvin Klein në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram para disa orëve ka postuar fotografi të modelit dhe bloggerit të ri nga Shkupi Amar Ismani i cili është i veshur me veshjet e brendit të njohur botërorë Calvin Klein.

Amari nga viti 2014-2016 ishte pjesë e produksionit Jukebox Grup me të cilin dhe realizuan disa këngë të zhanrit rep.

Nga viti 2016 Amari merret me modelizëm i cili është imazh i kompanisë së veshjeve “ARMA” të fashion dizajneres Amra Ismani.

Ka bashkëpunuar me firmën “Le Specs” për syze, “Space Wallet” që merret me prodhimin e portofolëve dhe shumë bashkëpunime tjera.

Aktualisht vijon studimet master për komunikim ndërkombëtar.