Driton Sopaj frustrimin e tij për zgjedhjen e Hashim Thaçit president dhe votimin nga deputetët e LDK-së për këtë zgjedhje e ka shpërndarë në “Facebook”.

Sopaj, nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës, qytet që njihet si një nga bastionet e LDK-së, në shenjë proteste dhe frustrimi ka thyer librezën e anëtarësisë së LDK-së, dega në Suharekë, nëndega e Sallagrazhdës, transmeton Koha.net.

Këtë veprim ai e ka përcjellur me mbi shkrimin “Ajo Ëndërr që e kisha sot e kuptova se ishte e Rrejshme ! të falem o Ibrahim Rugova sepse LDK u shua me vdekjen tënde !”