brima gallup and IRI

Opinioni publik në Maqedoni, si gjithmonë duhet të animohet me ndonjë ngjarje kundërthënëse që do të prodhojë debat tjetër nga ajo që është esenciale për ardhmërinë e vendit. Vetëm një ditë pas vizitës së krye-diplomatit Johanes Haindl, i cili luan rolin e negociatorit kryesor të zgjidhjes së krizës në Maqedoni, me urgjencë paraqiten anketime kontradiktore në media. Si duket, opinion publik në Maqedoni sot nuk duhet të analizojë në thellësi se cilat ishin mesazhet e diplomatit gjerman dhe çka i kushtëzoi liderët politik ai, por duhet të analizojnë anketimet dhe të diskutohen se a janë të kontradiktore apo jo.

Gallup IRI

Sipas Anketës së Qendrës për shqyrtime me hulumtime të sondazheve – Instituti Republikan Amerikan (IRI), ndërsa e realizuar nga agjensioni “Brima Gallup”, vërehet “anim domethënës” në favor të partisë më të madhe maqedonase, pjesë e pushtetit dhe parametra kontradiktor për debat.

Sipas rezultateve, ish Kryeministri Gruevski përpos të gjitha skandaleve që u publikuan gjatë vitit të kaluar, sërish gëzon autoritet të njëjtë sikur në kohërat më të mira kur ishte kryeministër aktiv, 21%. Ndërsa kundrejt oponentit të tij më të madh Zoran Zaev nga LSDM-ja ka dyfish më shumë mbështetje, vetëm 9% popularitet!

Në këto anketa tek pala maqedonase mungon Partia Liberale që ka grup Parlamentar në Kuvendin republikan, Partia për Ripërtrirje Demokratike e Liljana Popovskës që aktualisht ka deputet në Kuvend, Partia Demokratike e Pavle Trajanovit gjithashtu me deputet etj. Ndërsa në kampin politik shqiptar edhe pse tashmë një vit figurojnë si parti politike të rregjistruara në regjistrin qëndror, mungon Lëvizja për reforma PDSH e Zijadin Selës, dhe Uniteti i Gëzim Ostrenit. 

Më poshtë keni disa nga rezultatet e anketës, por nuk jepen detaje se a kanë figuruar në listë si zgjidhje të mundshme të gjitha partitë politike:

Anketat IRI 1

 

Anketat IRI 2

Center for insights survey research