Një ndër investitorët më të mëdhej të kësaj qeverie, biznesmeni kontravers nga India Subrata Roj, këtyre ditëve ka dalur nga burgu. Gjykata supreme e Indisë e ka liruar ate për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të nënës së tij. Mediumet indiane shkruajnë se gjasat për ta paguar garancionin kësaj here Subrata i ka të mëdha pasi shuma e nevojshme nga 880 milionë ka zbritur vetëm në 30 milionë dollarë amerikan.

Subrata Roj në vitin 2013 u promovua si një ndër investitorët më të mëdhej të qeverisë. Atij shteti ynë ia dha kompleksin “Xhumajlija” falas, familjes së tij iu dhanë shtetësi ekonomike për shkak të “interesit të posaçëm ekenomik” të vendit, ndërsa ai premtoi mbi 220 milion dollarë investime, fermë me mbi 20 mijë lopë etj. Pas pak rezultoi se bëhej fjalë për një mashtrues ordiner të cilit nuk i ndihmoi as pasaporta e Maqedonisë për t’i ikur burgut të Indisë.

Vetë pamja e tij sot, në krahasim me para dy vjet e gjysëm fletë mjaftë. Ai në ceremoninë e varrimit të së ëmës dukej i shtrydhur dhe i pashpresë. Maqedonia akoma po e pret investitorin e saj nga India.

 

|fakte.net|