Presioni  në klanet përbrenda BDI-së  , sa vjen e shtohet duke pasur parasysh se shumë  funskionar të BDI –së janë të përfshirë në skandale të ndryshme, qoftë afera korruptive, apo edhe në skandel tjera që u publikuan nëpër të ashtuquajturat  “BOMBA”  dhe si duket ky presion po e bënë të veten sepse  klanet e BDI tani më kanë filluar të kërcnojnë njëri tjetrin  e kjo i ngjanë një lufte për dominim apo egzistencë apo siç thonë anglezët  “To be or not to be “  Të jesh apo të mos jesh  .

Pa dyshim se dy rastet e fundit që ndodhën ku klanet kriminele të BDI –së ,  kërcënojnë me vdekje pikërisht bashkpartiakët e tyre e dëshmon këtë që u cek me lartë .

Kërcnimi i kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhit ku një grup prej 20 persona futen në komunën e Çairit dhe pastaj i drejtohen zyrës së tij dhe me që z. Mexhiti nuk ishte prezent në zyrë si porosi ia kishin lënë një plumb  mbi tavolinë e që paraqet hapur kërcënim me vdekje, si dhe rasti tjetër kur  një grup i drejtorit të postës Fadis Rexhepi  i kërcënojnë  familjarët e pronarit të portalit Zhurnal me vdekje  , flasin hapur se klanet kriminale që kanë vepruar në BDI këto vite tani më duke e ndjerë presionin e ngushtimit të hapsirës për veprim kanë filluar ët kërcënojnë edhe bashkpartiakët dhe bashkpuntorët e deri tanishëm .

Kjo si duket ndodhë pasi  në opinion duket qartë se BDI ka humbur rejtingun dhe përkrahjen e popullit dhe se në zgjedhjet e ardhëshme do të pësojë humbje , si dhe arsyeja tjetër është Prokuroria Speciale e cila dalngadal por me hapa të sigurtë po i hap gjitha rastet ku struktura partiake kanë qenë të përfshirë në veprime kriminele dhe për këto arsye klanet dhe grupet e tilla në BDI tani më po shëndrrohen në rrezik edhe për vet funskionarët dhe bashkëpuntorët e BDI –së .

fol.mk