Si pasojë e mjegullës së dendur, mëngjesin esotëm në aeroportin e Shkupit janë anuluar një pjesë e fluturimeve. Mjegull ka në disa drejtime rrugore të vendit meqë është ulur shikueshmëria nga 50 në 100 metra.

Sipas informacioneve të aeroportit ‘Aleksandri I Madh’, janë anuluar fluturimet drejt Vjenës, Zagrebit dhe Stambollit ndërkaq me vonesë janë realziuar fluturimet drejt Dortmundit dhe Brukselit.
Për momentin nuk ka as aterime. Janë anuluar aterimet nga Stambolli dhe Vjena.