Producenti më i suksesshëm shqiptar duket se ka marrë disa vendime të rëndësishme në jetën e tij përsonale por në dukje këto vendime kanë prekur edhe interesin e fansave të tij.

Një burim për “Express Rozë” ka treguar se këngëtari dhe kantautori ka anuluar të gjitha datat e koncerteve të tij deri në fillimin e sezonit veror dhe kjo gjë ka zhgënjyer fansat. Gjithashtu ai është zhvendosur për të jetuar në Prishtinë ku ka blerë një shtëpi të re.

I njëjti burim shton se arsyeja pse ai u largua nga Shqipëra për të jetuar në Kosovë është një femër që momentalisht mbetet e panjohur për publikun, derisa Flori të mund t’i konfirmojë vetë këto aludime.