Si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq nga Holanda, që të marrin pjesë në aktivitetet rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese në vend, Ministria e Jashtme e Turqisë doli në një deklaratë duke iu drejtuar autoriteteve të Holandës.

“Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë”.

Ndërkaq, autoritetet turke kanë rrethuar ambasadën dhe konsullatën holandeze, kanë thënë për “Reuters” burime nga ministria e Jashtme turke, në kohën kur raportet mes dy vendeve janë përshkallëzuar.
Turqia ka mbyllur edhe rezidencën e ambasadorit holandez, zyrën ndërlidhëse dhe konsullatën e përgjithshme.

Më herët, ministrja turke për Familjen, Fatma Betul Sayan Kaya, është bllokuar nga policia holandeze që të hyjë në konsullatën turke në Roterdam, ka raportuar “NOS News”.