Apple ka pranuar për herë të parë që është duke investuar në krijimin e një makine vetëvozitëse, transmeton fol.mk.

Në një letër drejtuar rregullatorit të transportit në Amerikë, Apple ka shkuar që janë të ngazëllyer rreth potencialit të sistemeve automatike në shumë sfera, duke përfshirë edhe transportin.

Ka pasur thashetheme tashmë disa kohë për këto plane të Apple, ndërsa kjo është hera e parë që kompania i ka bërë publike.

Ndërsa Ford, që planifikon të publikoj makinat vetëvozitëse në vitin 2021, ka deklaruar që ka punuar mbi bazën që Apple veçse është duke ndërtuar një të tillë.