Milani ka fituar me shumë vështirës në minutat e fundit ndaj Crotones, duke shpëtuar ndaj një rezultati që do të ishte befasues këtë fundjavë në Serinë A.

Shpëtimtari i kuqezinjve është Lapadula, i cili shënoi golin e fitores katër minuta nga fundi i ndeshjes.

Kuqezinjtë e nisën keq ndeshjen teksa u gjendën në disavantazh që në minutën e 26-të me Falcinellin, që befasoi vendasit.

Skuadra e Montellës reagon duke shënuar golin e barazimit me Pasilic ne minutën e 41-të. Milani ka mundësinë për të kaluar në avantazh në të 53-tën nga pika e bardhë por Niang nuk arrin të mposhtë portierin Cordez që bën një pritje të bukur.

Në fundin e ndeshjes Lapadula shënon golin e fitores duke i dhuruar 3 pikët që e mbajnë 4 pikë larg Juventusit.