Eurodeputeti Richard Howitt, i cili është njëri nga ndërmjetësit për dalje nga kriza politike në Maqedoni, në mëngjesin e sotëm në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar një foto për takimin urgjent me zëvendës-kryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska në Bruksel. 

Opinionit i mungojnë detajet për takimin e realizuar, egzistojnë vetëm supozime për arsyet e takimit, të cilat mund të jenë lidhur me shtyerjen e datës së zgjedhjeve derisa nuk plotësohen kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve fer, demokratike dhe kredibile.

Ndryshe, VMRO-DPMNE dhe BDI insitojnë në mbajtjen e zgjedhjeve pa plotësuar kushtet e nënshkruara nga ata në Marrëveshjen e Përzhinës, duke këmbëngulur se zgjedhjet duhet të mbahen me çdo kusht, pavarësisht mos plotësimit të kritereve politike./FOL