Asfaltimi i një  rruge me  vetëkontribut të  banorëve  të   Strimnicës –  Komuna e  Zhelinës  ka hapur mjaft debate, si ndërmjet vetë banorëve të Strimnicës   ashtu edhe në opinion e gjërë publik, ku me të drejtë qytetarët reagojnë për pafuqinë  e  pushetit lokal për tu dalë në ndihmë qytetarëve.  Rasti  Strimnicës  si dhe rasti  i asfaltimit të rrugës për te arrat e kryetarit të Komunës së Tearcës, kanë lënë hije të zezë mbi personalitetin e njerëzve që përkohësisht ushtrojnë detyrat e të parëve të komunave respektive, që njeherit janë edhe kuadro të BDI-së. Si emërues të përbashkët të punës së tyre,   të dy këta këta Kryetarë komunash  parasëgjithash duket se  kanë interesin  e tyre privat para përgjegjësisë publike.  I pari pa fije turpi mobilizon dhe autorizon me vulën e Komunës të afërmit e tij në diasporë  për të mbledhura mjete financiare për ndërtimin e  një parku të vogël në fshatin e tij, e nga ana tjetër edhe atë pak asfalt që ka siguruar nga buxheti i Komunës e drejton te arrat e veta.  Ndërsa ky i  dyti, përveҫ se i rrjepi qyetarët e Komunës së Zhelinës duke u marrë shuma të mëdha të parave për projektet siҫ thotë ai me “Kofinancim”, për  jo më shumë se dhjetë kilometra  kanalizim, që  paska ndërtuar  në disa venbanime të kësaj Komune, ai tani ka filluar tu kërkoj edhe  disa Euro (6000) qyetarëve   të Strimnicës për asfaltimin e 450 metrave  rruge që vetë  e ka shkatëruar. Është e habitshme heshtja e tij!  Me gjithë faktin   se është përfolur   në media se ai vetë u ka   kërkuar  ndihmë në para  strimnicasve , për të përfunduar këto pak metra asfalt , për shkak të  mungesës së fondeve, fonde këto  të cilat ishin të bollshme në rastin kur duhej  asfaltuar  rruga  që  të shpie për te  Restoranti i tij.  Kryetari i Komunës si më i thirur që është  për të dhënë llogari    para banorëve  të Strimnicës    për skandalin me asfaltimin e  rrugës së përmendur ai  ka angazhuar  “Argatin “  e tij,  një banorë i  Strimnicës dhe i punësuar në Komunë  i  cili në mungesë  të përvojës  në menaxhimin e situatave të tilla ka irituar tejmase banorët e lagjes  me një status dhe disa komente në profilin e tij në fejsbuk ku ka ofenduar rrëndë  banorët e lagjes “si mosmirënjohës”   për shkak se në vend të 200 metrave katrorë pllaka begatoni  falë zotësisë së tij u paska sjelle 500 metra katrorë , dhe në këtë mënyrë  kanë zbehur kontributin e Komunës .  Pas reagimeve të shumta   “argati” i pushtetit  i ka fshirë komentet, duke mos mbajtur llogari se   “mosmirënjohësit” kanë regjistruar  komentet e tij dhe të njëjtë i  kanë dërguar  në adresë të portalit fol.mk , që për arsye etike nuk e bëjm të njohur identitetin  e këtij mosmirënjohësi fotot e të cilit  i sjellim më poshtë:

strimnica-komente

© fol.mk