Tesla Model S në Norvegji nuk është më i popullarizuar. Madje 126 pronar të kësaj limuzine elektrike kanë paditur kompaninë Tesla se automobili i tyre nuk është mjaft i shpejtë.

Padia pretendon se Model S P85D është me kapacitet prej vetëm 469 kuajfuqi në vend të atij të reklamuar prej 691 kuaj fuqi. Lajmi se Model S nuk zhvillon mjaftueshëm “kuajë”, për dallim nga ai numër që reklamohet nuk është lajm.

Para një viti për herë të parë ka filluar të flitet në lidhje me këtë, ndërsa gabimi është vetëm i Teslas sepse ata vetëm kanë mbledhur fuqinë e përgjithshme të motorëve elektrikë.