Komuna e Tetovës ka vazhduar me punët intensive në zona të shumta të qytetit si dhe në zonat rurale që janë në administrim të tyre informon Tetovasot.Këto investime të shumta janë në infrastrukturë dhe në shumë çështje të tjera që tangojnë qytetarët por që janë edhe premtime elektorale që po përmbushen dhe disa që po përmbyllen ndonëse në kushte pandemie .

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi konfirmoi një projekt tjetër që po realizohet që ka të bëjë me vazhdimin e punëve për ndërtimin e basenit për ujë të pijshëm në fshatin Gajre, me dimenzione 15x10m, dhe kapacitet 300m3.

Ky impiant do të posedojë sistem për filtrim dhe klorifikim të ujit, kurse kostoja e 2 fazave të ndërtimit është 4.13 milion denarë!