1.Sot parlamenti në Shkup miratoi ministrat dhe zv.ministrat e propozuar nga BDI.Largimi i shpejtë i ekipit të lodhur të Ahmetit nuk sjellë asgjë të re në Maqedoni.
 
2.Dinakëria dhe taktizimet, kohë pas kohe do të jenë një ndër metodat që partitë në pushtet dhe liderët do të shërbehen deri në fund të karrierës politike.
 
3.Për një Maqedoni ligjore dhe jo korruptive, bashkësisë ndërkombëtare do ti duhen mekanizma plotësues për të çrrënjosur nëntokën maqedonase nga ideologjia dhe praktikimi i mbrapshtë i ligjit.
 
4.Përshkak të daljes në opinion të aferave të karakterit të ndryshëm, në Maqedoni, janë shfaqur indikatorë nga veprimet e fundit të Këshillit të Prokurorëve të përbërë nga gjyqtarë të partive në pushtet, që në të ardhmen ta suspendojnë autonominë e Prokurorisë Speciale. Partive në pushtet nuk ju përshtatet veprimtaria e Prokurorisë Speciale.Partitë në pushtet nuk e duan Prokurorinë Speciale dhe këtë e bëjnë me vetëdije duke tentuar që ti largohen drejtësisë.
 
5.Deri më tani kemi folur se si nuk duhet politika të ndikojë tek veprimtaria e gjykatave dhe sa dëm i ka shkakëtuar Maqedonisë dhe shqiptarëve, praktikimi i politikave juridike dhe proceseve të montuara gjyqësore.Vendosja e gjyqësisë në vend,korrupsioni, rishikimi relevant i rasteve dhe ndëshkimi i aktorëve politik që i dëmtuan individët e pafajshëm, duhet të jetë prioriteti në Maqedoni.Prokuroria Speciale tashmë është një institucion që ngadalë, rast pas rasti juridik do të lëshojë qëndrime dhe vendime për rastet specifike të proceseve gjyqësore.
 
6.Sistemi gjyqësor faktikisht nuk ka qenë system i ndërtuar mbi parimet dhe praktikat ndërkombëtare.Vazhdon të jetë i pareformuar dhe jo i drejtë.Në rast se nuk do të ketë gjykata të lira, atëherë në Maqedoni për një periudhë të gjatë kohore nuk do të ketë drejtësi.
 
7.Për të dalë nga kriza, Maqedonisë ashtu siç kam theksuar në vitin 2015, do ti duhet Gjykatë Speciale me mandat të përcaktuar qartë dhe Prokurori Speciale, që tashmë e kemi në Maqedoni.Pra, bashkë me Prokurorinë Speciale të formohet edhe Gjykatë Speciale për të mënjanuar dualitetin juridik dhe funksional të institucioneve.
 
8.Përshkak të “zonës speciale” që ka sunduar në Maqedoni, presioni ndërkombëtar ka qenë i butë.Vazhdimi i të qenurit efikas dhe adekuat i diplomacisë ndërkombëtare lidhet me qëndrimet dhe pozicionet që kanë shtetet në sistemin ndërkombëtar.Sa më e qartë të jetë bashkësia ndërkombëtare në Maqedoni, shumë më shpejtë mund ti shohim arrestimet e para të figurave politike që kanë keqpërdorur pushtetin.E gjithë kjo do të varret edhe nga faktorët tjerë vendosës si në Shkup, Bruksel dhe më gjërë.
Selim Ibraimi (5.4.2016)