Analisti politik Arsim Sinani në debatin Click Plus në TV21 ka drejtuar mesazhe në adresë të njërit nga themeluesit të RDK-së, Rufi Osmani që të ndihmojë në tejkalimin e situatës së krijuar në RDK dhe të afrojë palët e ndara, sepse sipas tij, ai ka relevancën e tij dhe të tregoj madhështinë e tij. “I drejtoj një thirrje publike që profesori Rufi Osmani të bëj përpjekje për të afruar palët e përçara në RDK dhe të kontriboj në këtë situatë”, theksoi Sinani.

Ai foli edhe për Këshillin e formuar opozitar, duke theksuar se një këshill i tillë duhet të jetë më gjithëpërfshirës.

“Kim Mehmeti dhe të gjithë njerëzit ti përgëzojë por realisht këshilli opozitar nuk është ajo që presin shqiptarët e Maqedonisë, sepse aty mungojnë figurat kyçe. Duhet të shikohet që të grumbullohen personalitete me peshë dhe jo me një grumbull të OJQ-ve”, theksoi Sinani.