Partitë maqedonase dhe sidomos ish kryeministri Nikolla Gruevski asnjëherë nuk është i gatshëm që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional dhe të funksionojë parlamenti dydhomësh por që domosdo elita politike duhet ta rishikoj mundësin për modifikimin e sistemit politik në Maqedoni me një model të ri.

Kështu vlerson për Zhurnal, analisti politik Sefer Tahiri ku thotë se partitë shqiptare duhet seriozisht të mendojnë për oferta të reja dhe serioze të cilën do ta ridefinoj modelin shtetërorë.

Sipas tij shteti dyetnik është kërkesë e kahmotshme e shqiptarëve dhe kjo kërkes duhet të bazohet në një platformë konkrete ku ofrojnë modele të reja për funksionimin e shtetit ku gjitha etnitetet do të ndjeheshin si të barabartë nën Kushtetutën e Maqedonisë.

“Vlerësoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni duhet të ofrojnë alternativa serioze politike, projekte konkrete për ridefinimin apo rirregullimin e modelit shtetërorë të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë kuptim konsideroj se kërkesa për funksionimin e shtetit dyetnik apo shtetit mbi bazën e barazisë së plotë etnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve është kërkesë e kahmotshme e cila mund të themë lirisht se daton nga koha e Partisë së Prosperitetit Demokratik. Unë konsideroj se kërkesa për funksionimin e Maqedonisë si shtetë dyetnik duhet të bazohet mbi një platformë konkrete. Do të thotë mbi platformën se si duhet të rregullohet një gjë e tillë me Kushtetutë, sepse një është barazia dhe tjetër është federalizimi. Praktikisht konsideroj se partitë shqiptare më duhet të dalin nga ky vorbull i kërkesës për barazi dhe të ofrojnë modele tjera konkrete që kanë të bëjnë me rregullimin e Maqedonisë si shtet dyetnik”, ka deklaruar Tahiri duke shtuar se duhet domsdo të hapet një debat gjithpërfshirës ku do të shtjellohen gjitha mundësit për një sistem të reformuar politik për arsye se sistemi i tanishëm i Maqedonisë është jofunksional.

“Unë në këtë drejtim konsideroj se duhet të hapet një debat gjithpërfshirës në Maqedoni sepse po shihet që sistemi politik apo edhe ai shoqërorë i Maqedonisë është jofunksional. Duhet të hapet një debat i gjërë që duhet të jetë i pakushtëzuar, një debat ku duhet të ketë shumë kohë, të përfshihen shumë subjekte jo vetëm politike por edhe ekspert dhe institucione tjera si arsimore që të arrihet deri në një model i cili është i përshtatshëm dhe të cilin maqedonasit në njëfar mënyre nuk do të nënvlerësoheshin apo nuk do të mendonin se do të nënvlerësoheshin dhe në anën tjetër do ta ndjenin veten mirë apo do ta ndjenin veten të barabartë në kuptimin kushtetues-juridik dhe mbi të gjitha në kuptimin e sovranitetit apo bartjes së tij sepse ata do të ndjeheshin lojal ndaj shtetit, vetëm atëherë mendoj se Maqedonia do të jetë shtet funksional. Nëse vazhdojmë me politikat apo nëse vazhdohet me faktin që një pjesë e grupacioneve politike vazhdojnë të insistojnë që ta ruajnë supremacionin etnik ndaj ndonjë grupacini tjetër etnik atëherë konsideroj se Maqedonia do të vazhdoj që në vazhdimsi të ballafaqohet me kriza”, ka përfunduar për Zhurnal, analisti politik, Sefer Tahiri.

Ndryshe, Maqedonia duhet të definohet e kushtetutë si shtet binacional i shqiptarëve dhe i maqedonasve, pasi vetëm kështu sigurohet stabiliteti afatgjatë dhe perspektiva evropiane.