Në krye të kësaj jave, make up artistja Stella Siroen postoi foton e parë në instagram të cilën e quajti #featherbrow, vetull-pupël, ku vetullat janë të ndara në mes e të krehura në anë të kundërta duke krijuar formën tipikë të puplave, por dhe gjetheve. Për këtë, përdoret ngjitës për të fiksuar fijet në formën e dëshiruar. Mesa duket kjo do të jetë tendenca e re e vetullave që sa interesante, aq edhe e çuditshme duket.