Ish kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga rradhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi,përmes një postimi në Facebook ka reaguar për ngjarjet e fundit në këtë Lëvizje. Ademi ju bënë thirrje miqve të tij të jenë të përmbajtur në të shprehurit e tyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deri te te gjithe miqet e mi, qe i njoh e qe nuk i njoh, i lus qe te jene te permbajtur ne te shprehurit e tyre. Fjala e thene nuk kthehet pas me.
Gjithashtu, te gjithve ua perkujtoj nje fjali te udherrefyesit tone, qe per mua paraqet motiv jete:
“Duaje mikun tend me mase se nje dite mund te behet armiku yt, urreje armikun tend me mase se nje dite mund te behet miku yt.”