Sonte në Pallatine e Kulturës në Kërçovë Asambleja e Femrës në LR-PDSH  Dega Kërçovë, mbajti kuvendin themelues.  Fjalë rasti para  këtij kuvendi  pati edhe  Kryetarja e Asamblesë së Femrës në LR-PDSH  znj. Arta Toçi, e cila  njëherit foli për aktivitetet e Asambles së Femrës si dhe përgëzoj kuvendaret e Asamblesë së degës në Kërçovë  për  organizimin e mrekullueshëm të këtij kuvendi themelues .

  Gjithashtu para kuvendareve të këtij kuvendi   foli edhe Kryetari i Degës së Lëvizjes në Kërçovë profesori Universitar Remzi Mehmedi, i cili  në fjalën përshëndetëse    theksoj  se: ”Me këtë kuvend kompletohet dega e Kërçovës dhe se rruga e ndryshimit ka ardhur ku ne do tia dalim bashkë ta bëjmë këtë ndryshim dhe se ne nuk jemi mbeledhur për të prere apo shkulur lisa apo gjësende tjera por për të mbjelle lule ” 

Për Kryetare të Asamblesë së Femrës  në  Degën e Kërçovës   u zgjodh  Shqipe Mustafa e cila ne fjalën përshëndetëse ndër të tjera tha: ” Detyrën që e kam marrë e vlerësoj si obligim për punët që na presin. Kjo sot është një pikënisje e organizimit tonë për ti dhënë fitore Lëvizjes për Reforma se ne do të jemi me të vërtetë vetë ndryshimi që do të bëjë diferencën. Sot organizimi ynë nuk është vetëm detyrë  partie , por është detyrim qytetarë për të mbrojtur dhe avancuar femrën në ato të drejta që na takojnë”.

I pranishën në këtë eveniment ishte edhe Kryetari  i Lëvizjes për Reforma- PDSH , z. Ziadin Sela, Ai para të pranishmëve tha se : ”Ne kërkojm ndryshim, reforma dhe mirëqeverisje  në shoqërinë shqiptare. Shqiptarët i dhanë BDI-së gjithçka që kërkoj, gjakun, paratë votat, dhe nuk u ka ngelur tjetër për ti dhënë veçse tua kthejn shpinën këtyre njerëzve të cilët janë vënduar ballë  popullit dhe nuk lejojnë që ne të meremi me ata të cilët  ne realisht i kemi kundërshtarë politik, dhe që janë blloku politik maqedonas. Në qoftë se ne i duam këta njerëz të cilët neve na rrethojnë dhe që i kemi vëllëzër komshi edhe miq dhe që do duhet tu japim nje leksion në mënyrë që të reshtohen te një bllok i mirëfillt shqiptar politik i cili do të përballet me bllokun politik maqedonas dhe njëherë e përgjithmonë do ti zgjidh problemet me të cilat përballen shqiptarët në Maqedoni”tha Ziadin Sela.

© fol.mk

shqipekrcova3krcova 2krcova 5