Në lidhje me informacionin që qarkullon në media rreth deklaratës së Elvis Bajramit, djali i një sherbetorit të VMRO-DMPNE-së siç është Amdi Bajrami, se gjoja Aleanca për Shqiptarët do e përkrahë atë në Komunën e Shutkës, informojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj deklaratave të Elvis Bajramit si tentim për të manipuluar votuesit e tij, duke i bërë thirje që asnjëherë më mos tentoj ta njollosë emrin e Aleancës për Shqiptarët.

Gjithashtu, dënojmë ashpër gjuhen e shpifjes se disa mediumeve qe vite me rradhe i kanë sherbyer VMRO-DPMNE dhe shërbetoreve te tyre të BDI-së.

BDI në mënyrë sistematike nga friga e humbjes prej Aleancës për Shqiptarët, vazhdimisht po paguan lajme dhe portale, për ta goditur Aleancën për Shqiptarët duke inputuar një logjikë të sëmurë paradoksale inekzistent për koalicion me VMRO-DPMNE.

Njoftojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët nuk ka dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ketë koalicion me ato struktura politike që tentuan ta likuidojnë fizikisht me 27 Prill liderin e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Selën.

Individ apo kandidat jo shqiptar në asnjë mënyrë nuk kanë të drejtë keqperdorin emrin e Aleances per Shqiptaret për të përhapur mjegulla politike.

Nga Kumanova deri ne Manastir mbështesim dhe bëjmë thirje për tu votuar vetëm kandidati shqiptar.