r

Nga qeveria thonë se me rebalansin e buxhetit do të ketë më shumë para për rritjen e pagave në sektorin privat dhe publik. Ndërkaq nga opozita vazhdojnë  të hedhi kritika se ky ribalans është populist për qëllime zgjedhore. Poashtu edhe komuniteti I biznesit ndjehet  zhgënjyer nga shkurtimi I investimeve kapitale.

Nga partia opozitare shqiptare Aleanca për shqiptarët vlerësojnë   se me ribalansin e buxhetit vihet në pah mosfunksionimi  institucioneve edhe atë siҫ theksojnë nga kjo parti ” Dështim absolut i qeverisë”.

“Qeveria në tërësi dëshmon mosfunksionalitetin e ministrive përkatëse të cilat nuk kanë arritur të realizojnë investimet kapitale. Shifrat flasin për diku rreth 24% të realizimit të investimeve kapitale në përgjithësi nga të gjjitha ministritë dhe në  qoftë se tempoja do vazhdonte të ishte në këtë  mënyrë , atëherë me siguri deri në 31 % do të mund të realizohej deri në fund të vitit , që flet për një dështim total absolute të të gjitha departamenteve të Qeverisë”, theksoj Ilire Dauti , udhëheqsja e departamenit ekonomik te Aleanca p ër Shqiptarët

Nga partia në pushtet vlerësojnë  se me rebalansin e buxhetit ku   janë shkurtuar  edhe investimet kapitale dhe  thonë se ptratë do rialokohen aty ku  ka nevojë.

“ E vërteta është 24.9%.  Ju mendoni se kjo qeveri  nëse nuk do ishte e bindur se 370 milion euro do harxhohen deri në fund të vitit , që shkurtimi do ishte vetëm 50 milion. 13% është nivelet normale botërore”., theksoi Fatmir Bytyqi , këshilltari ekonomik I kryeministrit Zaev.

Ndërkohë  profesori universitarë Izet Zeqiri vlerëson se ribalansi i buxhetit ka kapur edhe disa institucione të rëndësishme për  realizimin e të drejtave të shqiptarëve të cilat udhëhiqen nga kuadro shqiptarë,

”Kemi zvogëlim edhe  të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat  të shqiptarëve në institucionet e shtetit në administratën publike dhe shtetërore, pasi të dhënat flasin se shqiptarët kanë zvogëlim tre vitet e fundit, që do të thotë qeveria nuk e ka prioritet edhe pse nga 2007 deri në 2016 vazhdimisht është rritur përqindja  e shqiptarëve në institucionet publike dhe shtetërore, në tre vitet e fundit ka ngecje dhe për tu habitur  te bashkësia shumice maqedonase kemi rritje”, theksoi Profesori Zeqiri.

Përndryshe , procedura për ribalansin e buxhetit për vitin 2019 është në komisionin parlamentar për finansa dhe buxhet. Me këtë ribalans do të kemi   shkurtime të investimeve kapitale me rreth 50 milion euro. TV Klan- Macedonia