17.3 milionë njerëz vdesin në vit si pasojë e sulmeve të zemrës apo sëmundjeve kardiovaskulare, sipas statistikave deri në vitin 2030 kjo shifër do të shkoj deri në 23 milionë për çdo vit. Kardiologu Intervent në Spitalin Klinik të Tetovës Fisnik Demiri vlerëson që shëndeti i zemrës është bërë një shqetësim i madh, ku mbi 80% e vdekjeve të parakohshme vinë nga faktor të ndryshëm. Demiri apelon tek qytetarët që të kenë kujdes në konsuminin e ushqimit, aktivitetin fizik si dhe mos anashkalimin e kontrolleve rutinore.

Sipas statistikave botërore rreth 80% e vdekjeve të parakohëshme vijnë nga shkaqe dhe faktor kryesor të rrezikut të cilët janë: Duhani, Alkooli, Pasiviteti aktiv si dhe ushqimi jo i shëndetshëm, kështu u shpreh kardiologu intervent në Spitalin Klinik të Tetovës Fisnik Demiri.

Viti 2019 është viti me numrin më të madh të sulmeve të zemrës, sipas Demrit shëndeti i zemrës është bërë një shqetësim i madh.

Nën moton “Bëhu Hero i Zemrës, bëj një premtim” sot u shënua Dita Botërore e Zemrës në Parkun e Qytetit në Shkup nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me OJQ-në “E ardhmja e shëndetit” si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktivitet ky i cili realizohet që nga viti 2000 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.