Në një operacion policor të zhvilluar nga policia greke në Athinë është goditur një grup që merrej me trafikun e kokainës i përbërë nga shtetas shqiptarë e helenë.
Në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë të moshës 24, 33 e 36 vjeç dhe një shtetas grek, 61 vjeçar.

Uniformat blu kanë zbuluar një automjet, të përshtatur me dhomëza në të cilat fshihej lkënda narkotike gjatë transportimit. Grupi i kokainës vepronte në rajone të ndryshme të Atikës, pjesën tjetër kontinentale dhe në ishuj.

Policia helene ka ushtruar kontrolle në disa shtëpi dhe automjete, duke sekuestruar 3 kg e 902 gram kokainë dhe 64 kg kanabis.

Gjithashtu këtij grupi i është sekuestruar një shumë e madhe parash prej 144 530 euro, 4 automjete, 2 motoçikleta, 2 peshore precize dhe dhjetë telefona celularë.