Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, thotë se me përfundimin e BDI-së, do të fitojnë shqiptarët. Ai gjithashtu thotë se të rinjtë e punësuar në administratë kërcënohen nga kjo parti, andaj, siç shprehet ai, “sikur mos të jenë këta të rinj që shpresën e fundit e shohin në fitoren e BESËS, vërtet nuk do ia vlente të merresh me politikë”.

Për më tepër, lexoni postimin e tij të plotë:

Piva sonte kafe me një të ri nga Shkupi, i punësuar në administratë, inteligjent dhe urban (deri më 2012 aktivist i BDI-së) dhe më bënë përshtypje dy gjëra që desha t’i ndaj me ju:

1. Ai nuk është as anëtar i BESËS dhe as që është në struktura të saj, por – për shkak të poshtërimit që i bëhet çdo ditë në punë – ishte shumë i interesuar që të humbë BDI-ja. Prandaj dëshironte ta ndihmojë BESËN, sepse – ishte i bindur – se vetëm BESA e fiton e BDI-në. Meqë e ndjente edhe veten fajtor që dikur e ka mbështetur atë parti, ai sot shkruan dhe flet pa pardon në media dhe rrjete sociale, sepse dëshiron që me prononcimin e tij publik, aq sa mundet, të shfajësohet që e ka ndihmuar ngritjen e atij subjekti që kaq shumë i ka poshtëruar shqiptarët;

2. Ai ishte i bindur se BDI-ja do të humbë, sepse ajo është strukturë që tash nuk mbahet as vetëm për shkak të interesave, por që funksionon vetëm në saje të frikës. Sipas tij, administratorët e shqiptarë janë njerëz të kërcënuar nga BDI-ja dhe ata shkojnë në tubime partiake vetëm sepse çdo ditë janë të kërcënuar nga mafiozët e partisë.

Atij nuk ia thashë, por më erdhi keq se ku ka degraduar i riu shqiptar në Maqedoni. Madje, meqë më erdhi keq, po e bëj edhe këtë status.

Nuk është me rëndësi të humbë BDI-ja vetëm që të fitojë BESA, por është shumë e rëndësishme që të përfundojë BDI-ja, sepse ashtu fitojnë shqiptarët që sot ndjehen të poshtëruar.

Nuk është me rëndësi të humbë BDI-ja vetëm që të fitojë BESA, por është shumë e rëndësishme që të përfundojë BDI-ja, sepse ashtu fitojnë të rinjtë shqiptarë të punësuar në administratë dhe që janë të kërcënuar nga kjo parti.

Nuk është me rëndësi të humbë BDI-ja vetëm që të fitojë BESA, por është shumë e rëndësishme që të përfundojë BDI-ja, sepse ashtu fitojnë administratorët shqiptarë, që rrinë ndër vite pa u avancuar rinj dhe trajtohen nga shteti si “e keqe e domosdoshme”.

Nuk është me rëndësi të humbë BDI-ja vetëm që të fitojë BESA, por është shumë e rëndësishme që të përfundojë BDI-ja, sepse ashtu fitojnë të rinjtë shqiptarë, sepse askush më nuk do t’i detyrojë më të shkojnë në tubime partiake dhe askush nuk do t’u hakmerret që nuk kanë qenë me partinë në pushtet.

Dhe, sikur mos të jenë këta të rinj që shpresën e fundit e shohin në fitoren e BESËS, vërtet nuk do ia vlente të merresh me politikë.

Prandaj do të qëndrojmë në këtë betejë derisa edhe krimineli e mafiozi i fundit të përfundojë dhe derisa edhe i riu i fundit shqiptar në Maqedoni të ndjehet i lirë dhe i lumtur. Ia vlen!