Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është shprehur në një deklaratë për median se bombardimet e Aleppos Veriore muajin që kaloi ishin mëse të nevojshme.

” Ky është çmimi që duhet të paguajmë ndonjëherë, por më në fund njerëzit shpëtuan nga terroristët”, tha ai për median franceze.

Ai ka shtuar se shatërrimi i Aleppos dhe vrasja e civilëve është diçka e dhimbshme.

“Çdo luftë është e keqe, por a është më mirë që ta linim popullin tonë nën kontrollin e rebelëve”, ka thënë ai.

Bashar al-Assad është shprehur se është gati të negociojë me këdo për të ruajtur armëpushimin e vendosur tashmë në vend, edhe pse nuk ka nguruar të akuzojë rebelët për një shkelje të paktit duke i bërë ata përgjegjës për ndotjen e ujit gjë të cilën këta të fundit e kanë mohuar.

Rebelët u dorëzua para tri javësh dhe kjo gjë është cilësuar si humbja më e madhe e tyre gjatë këtyre gjashtë viteve luftë.

Si pasojë e luftës deri më tani raportohet të kenë humbur jetën rreth 21.500 civilë, raporton BBC.

Nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se bombardimet në Siri nga qeveria e vendit dhe aleatët mund të konsiderohen një krim lufte.