Përkundër premtimit të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi se shumë shpejtë do të sigurojë naftën e nevojshme për ngrohjen e Pallatit të Kulturës në Tetovë, një gjë e tillë nuk është realizuar. Si pasojë e mungesës së naftës për ngrohje, shtëpia e kulturës ka anuluar edhe aktivitetet e parapara për muajin Janar.
“Edhe gjatë muajit shkurt neve sivjet më pak kemi planifikuar, gjegjësisht, nuk kemi bë kontrata me shoqata dhe institucione tjera për shërbim në këtë drejtim pikërisht për arsye se ende, edhe sot e kësaj dite nuk kemi furnizim me derivate të naftës”, tha Haki Fazliu. Drejtor i Shtëpisë së kulturës në Tetovë.

“Edhe pse problemin e njëjtë e ka edhe Teatri i Tetovës aktivitetet e të cilit fillojnë pas vetëm dy javësh me premierën e parë që do shfaqet në Teatër ata, megjithatë nuk pranuan që të prononcohen para kamerave me arsyetimin se, kur do arrij nafta do arrij për të gjithë”.

Muaj më parë gjatë vizitës që i bëri Pallatit të Kulturës, sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Shehapi, refuzoi të përgjigjet se deri ku është çështja e furnizimit me naftë.

Meqë jeni në shtëpinë e kulturës, keni lëshuar naftë sivjet për shtëpinë e kulturës?

“Mirë, për këto probleme unë megjithatë do kisha dashur që përgjigje të iu jep drejtori i Teatrit”, u përgjigj Behixhudin Shehabi, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Përndryshe, Pallati i Kulturës në Tetovë bashkë me bibliotekën e qytetit dhe Teatrin e Tetovës, pothuajse çdo vit kanë probleme me mungesën e naftës për ngrohje./Alsat-M