Nga frika për të mos dështuar tubimet e BDI-së partia e Ahmetit në krye me Bekim Nezirin ka mobilizuar të gjitha mekanizmat për të detyruar njerëzit të shkojnë në tubimet e tyre. Përveç funksionarëve partiak të të gjitha niveleve dhe familjet e tyre, u dërgohen sms të gjithë administratës shtetërore për prezencë në tubime dhe u bëhet presion me thirrje telefonike në baza të ndryshme që të shkojnë njerëzit në këto tubime.

Për tubimin e sotshëm në Gostivar secilës degë partiake i është caktuar një numër autobusësh që duhet të mbushur të i drejtohen Gostivarit. Dhe ky agjitim tani po bëhet edhe haptas nëpër fejsbuk: “Nisja bëhet nga Studeniçani në ora 11..”, “Nga Saraji do të nisen 7 autobusë…” etj.

Siç ishte bërë e njohur nga publikimi i “bombave” opozitare, koalicioni qeverisës BDI-VMRO nëpërmjet mnipulimit të votave, kishin vjedhur pushtetin dhe tani po tentojnë që këto kushte të mos ndryshojnë para zgjedhjeve. Problem tjetër përbën edhe puna e Prokurorisë speciale e cila ka filluar me procesuimin e lëndëve të kriminalitetit të organizuar në formë shtetërore, në sferën e vjedhjes së votave, korrupcion etj, ku pas grilave pritet të përfundojnë krerët më të lartë të dy partive në pushtet si dhe funksionarë të tanishëm dhe të mëparshëm nga egzekutivi./FAKTE.Net