Data e zgjedhjeve në Maqedoni definitivisht do të shtyhet edhe pse akoma nuk bëhet e ditur se për cfarë dite bëhet fjalë. Kështu të paktën bëjnë me dije burime diplomatike që deri në këtë moment janë akoma anonime dhe nuk duan të shprehin qëndrimin e tyre hapur derisa të del edhe vlerësimi për kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve nga ana e BE-së dhe Uashingtonit zyrtarë.

Përmes një postimi në tëitter dhe facebook, negociatori belg bën me dije se vetëm qeveria teknike është ajo që duhet të organizojë zgjedhjet dhe ka rolin vendimtarë derisa sipas tij, sot parlamenti në një seancë maratonike duhet të ndryshojë dhe aprovojë 74 ligje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja fer dhe demokratike.

Është këtu vetëm qeveria teknike e cila duhet të organizojë zgjedhjet dhe ka rolin vendimtarë në të. Parlamenti në një seancë plenare të nesërmen do të diskutojë dhe aprovojë 74 ligje. Jam i impresionuar, nuk e dija se mbajtja e zgjedhjeve dhe organizimi i tyre kërkon kaq shumë ndryshime ligjesh”, ka shkruar kështu Peter Vanhoutte