qenann

Shkruan; Qenan Aliu

 Miq të dashur, Po dalë pak nga politika. Unë e adhuroj folklorin në veçanti atë nga Zona e Pollogut. Nuk jam me vokacion për të dhënë mendime ,por e dua muzikën dhe i adhurojë Vëllezërit – SEJDIU.

Kanali Youtube më vuri në dijeni Albumin më të ri të tyre. Kishte nota të këngëve të bukura ,të këndshme e të moçme. E unë si adhurues i tyre e vlerësojë edhe interpretimin nga ata. Këta vëllezër folkloristë as i njohë e as kam patur rastin të i takojë ata, por dua ti takojë sa për një kafe.

Ata si duket si disa të tjerë kanë dhënë kontribut të çmueshëm për këngët dhe repertoarin tetovarë. Fatkeqsisht të rinjtë po ikin nga ky vendë i paperspektivë, fundja edhe një CD nga albumi i këtyre vëllezërve simpatik , kudo që të jetojë ai i Ri apo e Re, me këta do ta kujtojë këngën dhe repertuarin e këndshëm autokton tetovarë.

Më këtë do të mbajnë në zemër e shpirt Tetovën dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Pra ia vlenë , veshët e gjithsecilit të shoqërohen edhe kurë jeta ju sjellë mërzi, me interpretimin e këngëve nga vëllezërit -SEJDIU. Mirëmbetshi.