Pyetjet të cilat shtrohen më shpesh për kafshët shtëpiake janë nëse qentë dhe macet mund të përcjellin coronavius, por edhe si ti mbrojnë kafshët dhe veten.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se COVID-19 përcjellët nga njeriu në njeri dhe nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të përhapin sëmundje.

“Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), ndër të tjera thuhet se përhapja e tanishme e virusit COVID-19 është rezultat i transmetimit njeri-në-njeri. Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që kafshët shtëpiake mund të përhapin sëmundjen”, thonë nga AUV.

Më tej në raportin e OBSH-së thuhet se hulumtimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar nëse dhe si kafshë të ndryshme mund të preken nga virusi COVID-19. OBSH bën të ditur se nuk ka prova që të mbështesin futjen e një mase kufizuese të lëvizjes ose tregtisë me kafshët shtëpiake.