qenan aliuQenan Aliu

Miq të dashur,

Ashtu siç kemi theksuar që moti nevojën që për Gjykatën Kushtetuese duhet të sillet ligj për punën e saj dhe duke inkorporuar edhe nevojën e instrumentit të ri -PADISË KUSHTETUESE , po ritheksojmë se kjo është nevojë urgjente.

Gjykata kushtetuese punon sipas Rregullores për punën e sajë që e ka miratuar që në vitin 1992. Kjo në vehte është e konceptuar me qartësi ,por nuk është e mjaftueshme sepse nuk precizon aq sa duhet disa gjëra që në drejtësi janë shumë domethënëse. Kuptohet kjo rregullore është e miratuar qysh atëherë nga ana e vet gjykatësve kushtetues.

Rregullorja parasheh se vetë gjykata konstaton se kurë një akt mund të vlerësohet si akt individual sipas përmbajtjes së saj. kjo çështje nuk mund të lihet në vullnetin e gjykatësve kushtetuesë sepse këtë shkeca e jurisprudencës e sqaron mjaftueshëm prandaj në ligjin për punën e kësaj gjykate kjo do të precizohej si duhet.

Mundësia që gjykatësit të përcaktojnë se cilin nga aktet e atakuara ta shpallin si individual e cilin si të përgjithshëm, çfaq momentumin kurë disa nga gjykatësit e kësaj gjykate kanë qenë të kapur nga ndikimi i politikës. Kjo mundësi e vullnetit të tyre ka bërë që kohëve të fundit nga kjo gjykatë të aprovohen vendime paradoksale , sa që mund të qeshen në pafundësi edhe brucoshët e drejtësisë .

Miq të dashur, Madje përbërjet shumicë (jo të gjithë ) të kësaj gjykate shpesh kanë aprovuar vendime të pa kjarta deri në fund por me përmbajtje të stilit ,, rreth e rrotull dhe në qosh,, !

Argument për këtë p.sh. janë Vendimet e kësaj Gjykate , ajo për ABROGIMIN si tërësi të Ligjit për përdorimin e flamujve të vitit 1997( vendimi nr.141/97dhe nr.146/97 ) dhe pjesë të ligjit të vitit 2005 ( vendimi nr.133/2007 ).
( Arsyetimet në këto vendime janë skandaloze, qesharake dhe kuptohet me ndikim nga politika ).

( Sa për kujtesë, Ligji i miratuar për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike më 2005 dhe i ndryshuar më 2011 është logjikisht më retrograd se ai i vitt 1997 )

Gjithsesi ka edhe disa të tjera duke përfshirë edhe Vendimin për shpërbërjen e parlamentit.

Kjo instancë gjyqësore shum e rëndësishme për çdo shoqëri demokratike , nuk duhet as një ditë më tutje ti lejohet të funksionojë pa një ligj për punën e saj , ku do të parshiheshin edhe përgjegjësitë edhe për këta gjykatës,si dhe inkorporimi i Padisë kushtetuese kuptohet pas shfrytëzimit të ankesave në instancat paraprake, qytetarëve do tua mundësonte një filtër të fjalës së fundit në mbrojte të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese !

 

© fol.mk