Vetëtimthi ka reaguar përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, lidhur me zotimet e Forumit Rinor të BDI-së se gjoja “nuk do të largohem nga Hasanbegu, për pa e pastruar nga balta”! Në vijim po ju sjellim reagimin e plotë të postuar në facebook:

Pse bëni kaq shumë transformime, për të shpëtuar? Jo, për ta mashtruar popullin dhe për ta vonuar dënimin nga populli. Kjo është filozofia dhe mendësia e veprimit dhe funksionimit 15 vjeçar të udhëheqësisë së BDI-së. Pas transformimit të panatyrshëm nga UCK n ë BDI, pas zbehjes së BDI-së në DUI dhe përfundimisht pas shkrirjes së BDI-së në VMRO-DPMN, tani duke mos pasur asnjë kredibilitet politik i janë përveshur punës për tu transformuar në shoqatë humanitare. Kjo dyftyrësi dhe lojë e shpifur është jashta çdo normë morale dhe ligjore. BDI ka marrë mandat për ti përfaqësuar në qeverisje shqiptarët dhe jo për t’iu ofruar “ndihmë humanitare” para kamerave. Paaftësia dhe turpi juaj nuk mbulohet me asnjë petk, aq më pak me petkun human.