Banorët e Hasanbegut janë skajshmërisht të revoltuar me mënyrën se si funksionarë të BDI-së keqpërdorin ndihmat duke selekcionuar sipas përkatësisë partiake. Sipas banorëve, i ashtuquajturi shtab emergjent tek shkolla “25 Maji” është shndërruar në shtab partiak dhe po keqpërdoret gjendja mizore e fshatarëve në lidhje me shpërndarjen e ndihmave.

“Një kamion me kolica dhe lopata sot ka arritur, e kanë zbarkuar dhe nuk na japin neve, pasi në çdo mahallë kanë caktuar aktivistët e BDI-së dhe nuk na japin neve asgjë përveç ujë”-shprehet i revoltuar një banor i Hasanbegut.

Për dallim prej Hasanbegut, në Stajkovcë tanimē ka mbaruar bartja e mbeturinave dhe po vijon dezinfektimi i shtëpive. Të gjitha institucionet e shtetit janë aktive dhe po menaxhojnë situatën në fshatin e banuar me maqedonas./FAKTE.Net