qenan aliuNga Qenan Aliu

Brexit ishte sllogani që përkrahte opcionin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, dhe ky opcion për një përqindje të vogël fitoi në Referendum. BE nuk është e shqetësuar kjo edhe është pritur nga Britanikët. Traktati i Lisbonës prëshkruan mënyrën e largimit të shtetit anëtarë nga BE. Mirëpo, kushtet e largimit duhet të bisedohen dhe të miratohen nga PE dhe Parlamenti britanik. Korniza e kushteve për largim do të përcaktohet tani në fund të qershorit, ndërsa Traktati parasheh që zbatimi të bëhet në afat prej 2 viteve. Ky largim do të jetë shkas që BE të shkurtojë disa procedura byrokratike dhe të jetë më pragmatike në funksionimin e sajë. Tani do të lindin inicijativa të reja nga shtete anëtare për një konsolidim më tjetërfare të BE. Vetëm Grinllanda ka qenë rast specifik që largimin e ka bërë më shpejt se dy vite. Miq të dashur, BE-ja nuk është organizatë humanitare por është Bashkësi e intereseve të ndryshme politike , ekonomike dhe strategjike etj. Secilës palë kurdo që ti pushojnë intersat mund edhe të largohet ose të integrohet me procedurat e parapara. Fundja kjo është edhe strategji e dinastive që kontrollojnë botën për zbatimin e politikave dhe interesave të tyre. Premieri CAMERON dha dorëheqje, ai mbështeti në fushatë mbetjen e Britanisë në BE, por ai ishte shprehur kjo është demokracia më duhet të jap dorëheqje, deri në vjeshtë e kryej detyrën e premierit , pas zgjedhjeve në vjeshte qeveria e re duhet të fillojë negociatat për zbatimin e kushteve për largimin e vendit nga BE. Largimi i britanikëve nga BE-ja, nuk mendoj se në Maqedoni do të ritë Euroskepticizmin !

Fol.mk