Një 45-vjeçar shqiptar, babai i tre fëmijëve, ka humbur jetën në vendin e punës në Greqi.

Zjarri përfshiu ish kompleksin frigoriferik “Alexopoulos” në Volos pasditen e sotme.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) punonte si saldator me dy punëtorë të tjerë në godinë, teksa aty shpërtheu një zjarr i fuqishëm për arsye ende të panjohura.

Dy punonjësit e tjerë arritën të dilnin dhe të shpëtonin, ndërsa trupi i shqiptarit raportohet se u gjet plotësisht i djegur.

Për të shuar zjarrin në kompleks u desh ndërhyrja e 10 makinave zjarrfikëse dhe vinça.