bajram pollozhani

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Bajram Pollozhani, nuk përjashton mundësinë që Ligji për Prokurorinë Speciale­­ apo dispozita të caktuara të këtij Ligji të anulohen nga ana e kësaj Gjykate. Ai thotë se Kushtetuesja me porosi të pushtetit do të mundohet që të fut nën kontroll të Prokurorinë Speciale Publike.

“Mund të ndodh që të shfuqizohet gjithë ligji apo dispozita të tij në mënyrë që regjimi i mazhorancës të fitojë kohë përmes ndryshimeve të reja ligjore ta fus Prokurorinë Speciale në kuadër të Prokurorisë shtetërore si një department special duke ia gjetur bazën adekuate Kushtetuese në mënyrë që të mund ta kontrollojë përmes prokurorisë së shtetit.” Ka deklaruar jurisiti i mirënjohur dhe ish antari i Gjykatës Kushtetuese Bajram Pollozhani.