Gareth Bale është lënduar sërish dhe duket se për të ka përfunduar viti 2017.

Anësori uellsian, Gareth Bale, është lënduar sërish dhe duket se nuk do të zbresë në fushë deri në janar të vitit 2018, raportojnë mediat spanjolle.

Mungesa e Bale është duke i kushtuar Realit në të gjitha aspektet pasi Zidane vendosi të mos blejë lojtarë në fazën ofensive gjatë verës duke u bazuar në rikuperimin e plotë të uellsianit që pa probleme ushtroi gjatë gjithë verës, por ai tani është lënduar sërish, pak ditë pasi u rikthye pas lëndimit që kishte pësuar në fund të shtatorit.

Bale tashmë ka humbur 40 ndeshje nga 60 të fundit të Los Blancos.

Që nga ardhja në Madrid, Bale ka pësuar 24 dëmtime, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë, diçka që po i kushton Realit këtë edicion pasi Zidane nuk po ka shumë zgjedhje në sulm ndërsa e sheh skuadrën e tij tetë pikë prapa Barcelonës në renditje.