Balotelli ka thënë se nuk është fantazmë dhe i padukshëm për kamerat.

Mario Balotelli i ka hedhur poshtë thashethemet se ai nuk është paraqitur në stërvitjen e së dielës me klubin e vet, Brescia, duke këmbëngulur se nuk është i padukshëm për kamerat e vendosura në qendrën stërvitore.

Balotelli është duke e përjetuar një sezon të vështirë me klubin e vendlindjen, duke i shënuar vetëm pesë gola në 19 ndeshje në Serie A deri tani.

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, tha të enjten se pret që Balotelli do të largohet në verë, duke e pranuar se kishte gabuar që e kishte sjellë në klub sulmuesin italian.