Ashtu siç pritej të gjigandët e La Ligas kanë arritur të marrin lehtësisht 3 pikëshin eparë të sezonit tëri. Një Barcelonë e shpërfytyruar nga ajo e sezonit të kaluar, me Neymar të larguar, Suarez dhe Iniesta të padisponueshëm, Valerverdes iu desh njërotacion për të arritur tek fitorja.

Një goli i cili u mendua si i Messit por në përfundim u cilësua autogol, hapi sfidën e Barcelonës me Betisin. më pas një asist i Deulofeut ia lehtëson mënyrën e shënimit Sergio Robertos i cili çoi shifrat në 2-0. Pjesa e tjetër e ndeshjes ishte shetitje nëpër fushë ku Betis nuk ishte kurrë një rrezik konstat për katalanasit. Nga ana tjetër luhej Deportivo – Real Madrid, madrilenët nuk ditën ta kursejnë dhe Deportivon të cilën e goditën me 3 gola. Golat u shënuan nga Bale, Casemiro dhe Toni Kroos. Lojtari deçiziv ishte Bale me një gol dhe një asis për Toni Kroos. Reali ishte edhe këtë ndeshje pa yllin e tyre Ronaldon, përcjell Albeu.com.

Fundi i ndeshjes pa dy skena: e para Real Madrid u ndeshkua me një penallti të pa qenë të shkaktuar nga Carvahal, por më pas Navaz vendosi drejtësinë. Dhe në minutën e fundit Ramos tregon se nuk njeh rival që të ndëshkohet me karton të kuq, pasi me meritë merr të verdhin e dytë dhe kështu lë ekipin me 10 lojtarë 15 sekonda para bilbilit. Momentalisht në tabelën për javën e parë të La Ligas kryeson Real Madrid i ndjekur nga Barcelona. /albeu.com/