Tragjedia familjare sot ka marrë emrin e Avniut dhe Xhemiles. Por, vdekja e Astritit në burg, në Kosovën e lirë, e bën tragjedinë e këtyre veprimtarëve të mëdhenj të Çështjes kombëtare shumëfish më të rëndë: na e zë frymën të gjithëve! Edhe fjala « ngushëllime » humbi kuptimin nga kjo tragjedi dhe vendosi heshtjen mortore! Kur do të ndalen tragjeditë e vazhdueshme në familjet e atdhetarëve?