Shkruan: Mensur Pajaziti

Politikë e bezdisshme, gjyqësor i njëanshëm që funksionon veç për pushtetin, media jo të lira, qytetarët të pashpresë – këtë epitet mund t’ia vëmë këtij regjimi që na sundon pothuaj 10 vjet. Kundrejt regjimit të bëhemi bashkë me zërin e moralit dhe shpresës. Të bëhemi që premtimet, krizat, inskenimet, bashkërenditjet t’i luftojmë njëherë e përgjithmonë me ndryshimin e këtij regjimi.

Politika dita-ditës po venitet nga vendimmarrjet politike të qeverisë Gruevski-Ahmeti. Morali i tyre po përvetësohet nga ndikimet që ushtrojnë. Zgjedhjet me 24 prill u anuluan, ndërsa trumpetimi i Ali Ahmetit se zgjedhjet e 24 prillit duhet të mbahen dhe pikë, ishte një farsë e hidhur për vetë atë si parti politike dhe për qytetarët. Tani ndryshimi datës së zgjedhjeve u bë me 5 qershor, por vendimi erdhi krejt i papritur mes dy partive politike në pushtet. Marrëveshja e tyre la pas dore koordinimin dhe me opozitën, dhe kjo tregon se ky regjim nuk e ka ndërmend të vetëdijësohet dhe as të konsolidohet demokratikisht. Pra, duket qartë se ky regjim është krejt amoral kur bëhet fjalë për interesin e tyre. Kjo politikë e hidhur është pasojë e qeverisjes së Gruevskit dhe Ahmetit, dhe këtë mani kundër tyre e shpalosin dhe ndërkombëtarët dhe pothuaj shumica e qytetarëve që kanë arsyen e nevojshme për t’i kuptuar rrethet politike të cilët i kanë inskenuar në dëm të kësaj shoqërie.

Kohët e fundit po qarkullon nëpër opinion se Ali Ahmeti i ka premtuar partnerit të tij të koalicionit VMRO-DPMNE për zgjedhjet e 5 qershorit. Shtrohet dilema se çfarë i ka premtuar Ahmeti Gruevskit më konkretisht, në ambientet e partisë së Ali Ahmetit askush nuk guxon ta thotë një fjalë mbi këtë premtim të tij që duket se është jo logjike dhe jo humane. Nuk është hera e parë që Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski po bëjnë bashkërenditje të këtyre politikave premtuese në kurriz të popullit qoftë maqedonas apo shqiptar. Ndaj kësaj politike të njëanshme duhet të mobilziohemi që të gjithë, përfshi këtu subjektet opozitare, intelektualë, analistë që t’i bëjmë ballë kësaj të keqes së madhe që ka përfshirë vendin dhe institucionet. Politikat e këtij regjimi po na krijuan kushte të këqija, saqë dhe ndërkombëtarët po shkruajnë me tone dëshpëruese ndaj regjiimit.

Politikë e bezdisshme, gjyqësor i njëanshëm që funksionon veç për pushtetin, media jo të lira, qytetarët të pashpresë – këtë epitet mund t’ia vëmë këtij regjimi që na sundon pothuaj 10 vjet. Kundrejt regjimit të bëhemi bashkë me zërin e moralit dhe shpresës. Të bëhemi që premtimet, krizat, inskenimet, bashkërenditjet t’i luftojmë njëherë e përgjithmonë me ndryshimin e këtij regjimi. Të gjithë të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë këtë të keqe, pasi 5 qershori duhet të jetë fundi i tyre dhe të jetë shpresa e re e rilindur për vetë shtetin dhe shoqërinë. Nëse 5 qershori do të jetë datë për zgjedhje të lira dhe demokratike, atëherë gjithkush nga ne të zgjohemi e ta kthejmë këtë realitet të hidhur në një realitet të ri për të gjithë ne.

(Autori  është sekretar i Degës së LR-PDSH  në Tetovë)

©Fol.mk