Procedurat juridike që ka paralajmëruar Bdi-ja janë edhe një farsë për të shtuar nebulozën në mesin e elektoratit se gjoja ata do të kenë sukses për evitimin e kryqit gjigant në Butel apo edhe dikundë tjetër .

Ja rrjedha e mundëshme juridike ;-
– Inicijativa e ngritur (nëse ngritet) para inspektoratit për Vetëqeverisje lokale e cila sipas ligjit është drejtorat i veçantë në kuadër të Ministrisë për Vetëqeverisje lokale dhe që eksluzivisht është kompetent për të monitoruar dhe ndaluar zbatimin e tyre të cilit do akt të pushteteve lokale për të cilat konstaton se janë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën. Pra është organ i veçantë i cili ka për obligim të mos lejojë asnjë akt të pushteteve lokale në qarkullim juridik për të cilat do të vlerësojë se gjatë sjelljes së tyre nuk janë respektuar procedurat ligjore apo janë direkt në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën.(Ky inspektorat kontrollin-vlerësimin mbi aktet e pushteteve lokale është i ibliguar ta bëjë edhe exoficio ).
Dhe në këtë kuptim ata do ta marin me urgjencë në shqyrtim procedurën për vendosjen e shqiponjës në rethrrotullim në komunën e Çairit dhe të kryqit gjigant në komunën e Butelit.

Pra nëse gjatë sjelljes së vendimeve për objektet e lartëshënuara nuk është respektuar parimi i Badinterit, ata vendime ky inspektorat do ti shpallë të paligjshme duke u bazuar në mosrrespektimin e proceduarve ligjore. Aktit për nadlimin e zbatimit të këtyre vendimeve të cilën mund ta sjellë ky inspektorat të njëjtën mund ta anulojë ministri i pushetit lokal. Meqë drejtorati udhëhiqet nga kuadri i Vmro-Dpmne-së ndërsa ministri nga rradhët e Bdi-së epilogu do të jetë sipas marëveshjes se ministri do ta anulojë vendimin e ndalimit për vendosjen e shqiponjës kuptohet për poena politik.
Mirëpo, ky inspektorat pas ndalimit të zbatimit të këtyre vendimeve përsëri është i obliguar me ligj që ata ti kontestojë para gjykatës kushtetuese. Ndërsa praktika dëshmon se njëri nga objektet është i ndërtuar e tjetri në punime intenzive, deri sa të vendos gjykata kushtetuese gjithçka do të jetë gadi bile edhe me ndriçimin e kryqit.
E tani paramendoni se si mund të jetë vlerësimi i kësaj gjykate kushetuese për këta dy procedura. !

Ndërsa kontestimi para gjykatës administrative poashtu mund të jetë i strëzgjatur dhe me ndonjë epilog skandaloz.
Kësaj përket asaj si mjet të fundit juridik-REFERENDUMIN që ka paralajmëruar poashtu Bdi, është një çështje që nuk mund të realizohet sepse ligji në fjalë për çështjet të cilat duhet të sillen dhe që sillen me parimin e Badenterit nuk mund ti nështrohen referendumit. Ndërkaq pse partnerët qeveritarë nuk e kanë respektuar këtë parim duhet ata vetë të njoftojnë opinionin.

Qenan Aliu

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.