Koment nga redaksia
Ali Ahmeti dhe BDI në mungesë të argumenteve politike për tu ballafaquar me kandidatin e pavarur në Kërçovë, Fatmir Limanin, përpos teksteve të porositura në media kryesisht partiake,me qëllim denigrimit të një figure patriotike shqiptare, së fundi ka angazhuar mercenarë mediatik të kamufluar nën petkun e analistëve, për të përbaltur sa më shumë figurën e Fatmir Limanit, figurë kjo që , pati guxim të dalë hapur kundër nënshtrimit dhe dështimit shumëvjeçar me menaxhimin, jo vetëm të Komunës së Kërçovës , por edhe komunave tjera që menaxhohen nga kuadro të BDI-së.

Si mund të jetë ndryshe, përveç se e turpshme tendenca për të porositur opinione nga mercenar të dyshimt, të përfolur në opinion si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, bile edhe shumë armiqësore ndaj shqiptarëve ,që këta të fundit tu tregojnë shqiptarëve se kë duhet të votojnë në Kërçovë , në të kundërtën lehtësisht fitorja mund të ju rrëshqet nga dora.

Sa lehtë marrin guximin të etiketojnë këtë figurë, emblematike të një familje të njohur dhe të pastër patriotike shqiptare, jo vetëm në Kërçovë po , në të gjithë hapsirat shqiptare.
Ti thuash Fatmir Limanit pa kurfarë fakti se është projekt i VMRO-së dhe se në aspektin politik është me personalitet të lëkundur dhe ndër vite i shfrytëzuar nga të tjerët për interesa të të tjerëve , jo që është e ulët , por është edhe e neveritshme , sidomos kur del nga goja e një bashkëpuntori të “slluzhbave” serbo-greke të Mijallkovit.

Për vetë faktin se Fatmi Limani ka folur hapur dhe marrë guximin për tu ballafaquar në zgjedhje demokratike me një klan të korruptuar dhe të dështuar, ky e meriton mbështetjen e Kërçovarëve, sepse edhe sot kur hapërojmë në vitin 2021, kur të tjerët flasin për çerdhe e shkolla më të mira, spitale dhe rrugë pa gropa shqiptarët e Kërçovës kanë mungesën e ujit dhe kanalizimeve , vazhdojnë ti kenë rrugët me gropa e të mbuluara nga balta.

Prandaj, sot secili Kërçovar duhet ti rrefuzojë këta linçues politik që do tua kishin zili edhe talebanët në Afganistan , dhe sa më masovisht të mbështesin djalin e tyre në qëllimin e mirë për ti sjell një ndryshim të merituar , të shumë pritur Kërçovës, që njëherit do të hap horizonte të reja për shumë të rinj, që për shumë vite ua kanë zëne diellin këta hajna që kanë gojën plot me ptriotizëm./ fol.mk