Iniciativa për formimin e Universitetin e ri “Damjan Gruev” u konkretizua sot në procedurë parlamentare, në seancën e Komisionit për arsim dhe shkencë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi edhe sipas propozim ligjit është përfaqësuesi i parë i Qeverisë, ai nuk u paraqit në seancën e Komisionit për të shpjeguar këtë iniciativë të Qeverisë VMRO-BDI. As deputetët e BDI-së nuk ishin prezent në seancë. Si përfaqësues në Komision u paraqit zëvendësministri Spiro Ristovski i cili në fillim propozoi ndryshimin e Ligjit ku nga Akademia Ushtarake të shndërrohet në Universitet dhe më pastaj edhe themelimin e një Universiteti të ri me tetë njësi studimore.

 “Qeveria e Maqedonisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe me konsultim të më shumë kuadrove specifik në këtë fushë ka konstatuar nevojën e përgaditjes së propozim ligjit me të cilin do të formohej universitet  i ri për mbrojtje, siguri dhe paqe nacionale të Maqedonisë”, ka deklaruar zv/ministri i arsimit Spiro Ristovski.

Nga PDSH, thanë se do të propozojnë amendament për Ligjin për Arsim të lartë që Gjuha shqipe në studimet e larta të jetë e obligueshme. Deputeti Orhan Ibrahimi akuzoi BDI-në se shet çështjet më të rëndësishme kombëtare.

 “Propozohen 8 njësi studimore, shtatë prej të cilave do të mbajnë emrat e figurave historike maqedonase, asnjë shqiptar. Për atë ky institucion universitar i ngjason akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, që është institucion antishqiptarë dhe me lejen e BDI-së prej këtyre institucioneve do te dalin efekte mentale për të përgatitur qytetarët e ri me mentalitet të vjetër se Maqedonia është vetëm shtet i shqiptarëve dhe jo edhe i popujve tjerë”, ka deklaruar Orhan Ibrahimi nga PDSH.

Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva, ka kritikuar mënyrën e vendimit për ndërtimin e universitetit të ri, mungesën e arsyetimit dhe materialeve të domosdoshme. Ajo nënvizoi se hapen njesi studimore për të cilat veçmë ka numër të madh në universitetet tjera.

 “Nuk e kam të qartë, a ndodhet vendi para ndonjë konflikti? Duhet të jemi vendi më i pasur në Evropë, meqë brenda një muaji hapim dy universitete. fatkeqësisht, të gjithë treguesit thonë se është e kundërta jemi vendi më i varfër, por ne do t’ia lejojmë vetëm edhe këtë luks, që për 4 javë të akreditojmë dy universitete”, u shpreh Solza Gërçeva, deputete e pavarur.

Universiteti i sapo propozuar do të ketë tetë njësi, prej të cilave, katër janë fakultete, dy akademi dhe dy institute. Sipas propozim ligjit ky universitet do të duhet të fillojë me punë në vitin akademik 2016/2017./shenja