Nga dita e hënë, tregut medial në Maqedoni do ti shtohet edhe një media e shtypit. Bëhet fjalë për gazetë ditore, e cila do të mbajë emrin 2+1 pas së cilës do të qëndroj Dega e BDI-së në Shkup. Drejtor i gazetës do të jetë Sabedin Bushi, ndërsa kryeredaktor Fami Bajrami, i cili deri tani ka drejtuar portalin pro-BDI-së Aktuale.mk, njëherësh shok klase i kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti. Vendimin për hapjen e gazetës 2+1, Dega e BDI-së në Çair, e ka marrë pas rejtingut të ulët në Shkup dhe mungesës së mbështetjes nga mediat aktuale shqiptare. Arsye tjetër është edhe ngritja enorme e Lëvizjes BESA në Njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore (Shkup dhe Kumanovë). Lëvizjes BESA, tashmë të etabluar mirë në terren, çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten elektorat i BDI-së në Shkup dhe kjo duket t’i ketë frikësuar tejmase krerët e BDI-së në Çair, të cilët “shpëtimin” mundohen ta gjejnë te gazeta e re “2+1”./strugalajm.com/