Shkruan: Qenan Aliu

Procesi i spastrimit të listës së përgjithëshme zgjedhore do të çfaqë diskrapancën e numrit të votuesëve sipas njësive zgjedhore. Sipas asaj që po etablohet në opinion, operacioni i kryqëzimit të të dhënave të mara nga dhejtë institucione , ndërsa e realizuar në bazë të ligjit nga KSHZ-ja, si organ kompetent, ashiqare shifet se përqindja PLUS-MINUS të numrit të votuesve nëpër njësitë zgjedhore e paraparë me Kodin zgjedhorë ,mund të ketë të ngjarë në disa njësi edhe të tejkalohet, që do të thotë se diskrapanca mund të del me përqindje më të lartë se sa që është përcaktuar në kodin zgjedhor. Kjo diskrapancë , apriori do ta bëjë të obligueshme edhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për njësitë zgjedhore, të cilën duhet ta bëjë parlamenti edhe ate para 6 prillit, d.m.th para shpërbërjes,sepse shpërbërja e parlamentit sipas kushtetutës duhet të ndodhë 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. A do të arijë KSHZ-ja ,që para 6 prillit të njoftojë parlamentin dhe qeverinë se gjithçka me listën zgjedhore është në rregull, mbetet të shihet. Por paraqitja eventuale e diskrapancës mbi përqindjen e paraparë, bile edhe në një njësi zgjedhore, pzocesi zgjedhorë nuk mund të realizohet, në të kundërtën zgjedhjet do të ishin jolegale.